500 mijë euro për punësimin e grave

Autori: Hateme Smajli
15:32 | 16 October 2019
Organizata jo Qeveritare Kosova ‘Gratë për Gratë’ ka fituar grant prej 500 mijë euro nga Agjencia Austriake e Zhvillimit për të rritur ndikimin e gruas në tregun e punës dhe krijimin e mundësive më të mira për gratë kosovare që të punësohen.
Për këtë janë dakorduar të martën të dyja këto institucione duke nënshkruar edhe marrëveshjen “Përmirësimi i vetëpunësimit dhe Mundësitë e punësimit”, e cila parasheh që nqë Në dy vitet e ardhshme ky projekt të zbatohet në komunën e Prishtinës dhe atë të Ferizajit, shkruan gazeta inFokus.
Ilirina Gashi, drejtoreshë ekzekutive e OJQ Kosova Gratë për Gratë tregon se ky projekt ka për qëllim zhvillimin e aftësive të grave për tregun e punës.
“Jemi një zyrë që prej vitit 1999 ka lehtësuar punësimin e grave dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë aftësitë e grave dhe të burrave që tu japim atyre mundësinë dhe shancën të kenë një jetë më të mirë gjatë rrugëtimit në punën e tyre, në zhvillimin ekonomik dhe kështu përmes kontributit të tyre të arrijmë një sukses më të madh si shoqëri”, thotë Gashi pas nënshkrimit të projektit.
Ajo ka falënderuar Agjencinë Austriake të Zhvillimit si dhe stafin për përkrahjen gjatë përpilimit të marrëveshjes për grantin dhe projektin më të madh të kësaj organizate.
Ndërsa Drejtori Menaxhues i Agjencisë Austriake të Zhvillimit, Martin Ledolter, ka thënë se ndihet i lumtur që kjo OJQ ka fituar grantin për këtë projekt, sipas tij fantastik.
“Ne jemi te lumtur dhe të nderuar që ju keni fituar, Kosova Gratë për Gratë, si partner. E dimë që Kosova ende ballafaqohet me sfida të shumta dhe ne jemi të lumtur që ju do të forconi pozitën e gruas në tregun e punës”, u shpreh Ledolter.
Ndërsa Besa Rezniqi-Pallaska, menaxhere e projektit, ka bërë të ditur se qëllimi i projektit është që të rrisë ndikimin e gruas në tregun e punës dhe në ekonomi.
“Qëllimi i projektit është që të rrisë ndikimin e gruas në tregun e punës dhe në ekonomi. Ne do të punojmë në mënyrë individuale me gratë, të cilat domosdoshmërisht duhet të jenë pjesë e tregut të punës do të punojmë me gratë të cilat kanë ide dhe potencial të transformohen në gra biznismene”, ka thënë Rezniqi-Pallaska./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Bilçik: Dialogu nuk ka alternativë, problemi është shumë më tepër në duart e qeverisë Kurti
Anëtari i Parlamentit Evropian dhe raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilçik th...
-
Takimi “konsultativ” në Kuvend, opozita pret të rekomandohet shkarkimi i bordit të ZRRE-së
Takimi “konsultativ” në Kuvend, opozita pret të rekomandohet shkarkimi i bord...
-
Burgim i përjetshëm për ushtarin rus që kreu vrasje në Ukrainë
Një gjykatë në Kiev ka dënuar 21-vjeçarin rus, Vadim Shishimarin, me burgim t...
-
Gjermania “shpëton” SHBA-në: Mungesë e theksuar në tregje, dërgon ushqim për foshnjet!
Është pritur me një ndjenjë lehtësimi avioni ushtarak amerikan që dërgoi disa...
-
Tahiri: Të zbatohet vendimi i Apelit nga ZRrE-ja për energjinë elektrike
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Gashi: Të dorëzohet në Kuvend propozimi për shkarkimin e bordit të ZRrE-së
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka...
-
Aksion i madh anti-drogë në Ferizaj: Konfiskohen mbi 70 kilogramë heroinë, në pranga 10 persona
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në një aksion të koduar “Gropa...
-
Policia me aksion në qendër të Prishtinës
Një numër i konsiderueshme i zyrtarëve policorë janë parë në qendër të Prisht...
-
Burgim i përjetshëm për ushtarin rus që kreu vrasje në Ukrainë
Një gjykatë në Kiev ka dënuar 21-vjeçarin rus, Vadim Shishimarin, me burgim t...
-
Kryesia vendos që Kuvendi të mbajë seancë të enjten
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbajë seancën e radhës e depu...
-
Potera i LVV-së: Qeveria e ka huqur cakun, aktivistët s’duhet të jenë servilë
Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera ë...
-
Ndalja e shtrenjtimit të rrymës, KESCO ka një njoftim për konsumatorët
Kompania kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO ka kërkuar sqarime...