Lajme

500.000 persona të komunitetit LGBT jetojnë në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 16 May 2018

Në Serbi jetojnë gjysmë milion persona të komunitetit LGBT dhe nuk ka ligje adekuate që do të rregullonin të drejtat e tyre, tha përfaqësuesja Labris Jelena Vasileviq.

Ajo këto komente i bëri në tubimin “Çfarë është reagimi i Serbisë ndaj homofobisë?”, ku u tha se ende ka një numër të madh të sulmeve ndaj komunitetit LGBT.

Vasileviq në debatin në Qendrën e Informacionit të BE-së, para ditës së nesërme ndërkombëtare të luftës kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë, pyeti nëse shteti është i vetëdijshëm se ka një kryeministër, e cila ka një partner që nuk është i njohur ligjërisht dhe se çfarë do të ndodhë nëse duan të kenë fëmijë.

-Advertisement-

“Ne jetojmë në komunitetet e të njëjtit seks, në këto familje fëmijët tanë rriten, por ligji nuk i mbron ata”, tha Vasiljeviq.

Ajo shprehu pakënaqësi që Serbia ende nuk ka një ligj mbi martesat e të njëjtës gjini ose që partnerët të marrin së bashku një kredi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera