Rozë

50-vjeçarja s*ksi nuk e ka problem të postojë foto “hot” në këto ditë të vështira (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 17 March 2020

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka zbuluar se ndodhet në shtëpi për shkak të përhapjes së Covid-19.

Por pavarësisht kësaj, koronavirusi sigurisht që nuk e ndalon atë që të jetë aktive në “Instagram”.

Së fundmi, 50-vjeçarja ka postuar disa fotografi të shkëputura nga seti i realizuar pak ditë më parë, për të promovuar linjën e saj të re të këpucëve.

-Advertisement-

Të hënën ajo ndau me ndjekësit disa poza ku tregonte këpucët me taka e në ngjyra të ndryshme.

E përveç këpucëve plot stil, vëmendje të madhe sigurisht që mori edhe trupi i palestruar i 50-vjeçares që ia kanë zili edhe vajzat e reja.

“Jam në shtëpi, uroj të jeni të sigurtë! Po postoj diçka për të ndriçuar ditën tuaj… Jam shumë krenare për koleksionin tim të ri të këpucëve, të disponueshme tani në @DSW!”, shkruan JLo krahas pozove “hot”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera