Lajme

50 vjeçari rrëzohet aksidentalisht nga kati i pestë i ndërtesës

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 02 July 2018

Në Tiranë, një burrë 50-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kat i 5-të i pallatit.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Margarita Tutulani”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i plagosuri L. L., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

-Advertisement-

“Më datë 02. 07. 2018, në rrugën “Margarita Tutulani”, nga pakujdesia ka rënë nga kati i pestë, i pallatit shtetasi L. L., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera