Lajme

50-vjeçari në Vushtrri iu vërsulet me sëpatë 20-vjeçarit pas një konflikti, eskalon situata në sulm

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 21 April 2022

Një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Stanovc i Ultë të Vushtrrisë ka eskaluar në sulm e kërcënime, gjatë ditës së sotme. Të dyshuarit për shkak të goditjeve që pësuan nga njëri-tjetri u dërguan në QKUK, me përcjellje të Policisë. Gazeta Sinjali ka mësuar se gjithçka ndodhi për shkak të një konflikti të mëhershëm në mes të dy palëve.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dy personat e përfshirë në rast janë S.M., 50-vjeçar dhe S.I., 20-vjeçar.

Deri të rasti dyshohet se ka ardhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin pasur dy të dyshuarit kohë më parë e që u përshkallëzua sot, kur njëri nga të dyshuarit i shkoi te shtëpia të dyshuarit tjetër.

-Advertisement-

Sipas burimeve të Sinjalit, 20-vjeçari ishte afruar të shtëpia e 50-vjeçarit, duke iu drejtuar me fjalët “Çka po m’kqyr o hut, çka po mi rrite sytë, se me ty kemi punë”, teksa ka vazhduar me sharje e ofendime.

Në atë moment, situata ka eskaluar kur i dyshuari 50-vjeçar e kishte marrë një sëpatë dhe iu ka vërsulur të dyshuarit tjetër, të cilin ka tentuar të sulmojë duke i thënë: “Në emër të sheriatit Allahu Ekber”.

Ky i fundit, për t’u vetëmbrojtur e ka sulmuar 50-vjeçarin me shufër metalike dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar menjëherë për përleshjen, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konfiskuar shufra metalike e përdorur nga njëri të dyshuarit.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë lidhur me rasin janë njoftuar edhe Njësia e Hetimeve Rajonale. Pas arrestimit të dy të dyshuarve, prokurori ka lëshuar urdhër për caktimin e masës së ndalimit për 50-vjeçarin.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm”, teksa ndaj të dyshuarit tjetër është iniciuar rasti si “lëndim i rëndë trupor”./GazetaSinjali/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera