Fun & Video

50 vite neglizhencë, heq nga trupi 15 kg tumor

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 30 May 2018

Kirurgët kanë kaluar 10 orë në sallën e operacionit për të hequr 15 kg nga qafa e një 64-vjeçari, i cili kishte afro 50 vite pa e kuruar.

Zhao Xingfu, nga Kina, ka treguar se masa tumoriale, e njohur si lipoma, i ishte shfaqur 47-vite më parë në madhësinë e një veze/

E në moshën 17-vjeçare, Xingfu e injoroi këtë masë që po rritej në qafën e tij pasi nuk ndjente dhimbje, por edhe sepse nuk mund të përballonte kurën.

-Advertisement-

Por pasi pesha e masës tumoriale, i ndikuar edhe nga mosha e thyer, i ka krijuar vështirësi në ecje 64-vjeçarit.

Ka qenë djali i këtij të fundit që ka kontaktuar mjekët që kanë marrë përsipër ndërhyrjen sa të vështirë, po aq edhe të rrallë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera