Lajme

50 të rinj përfitojnë nga MKRS-ja për punë praktike në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 04 March 2019

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim drejtoreshën e agjensionit Conulting, Albana Berisha, ky edhe nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.
Ministri Gashi njoftoi se qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është realizimi i punës profesionale praktike të të rinjve në formë të punësimit sezonal të tyre në Turqi.

“Me qëllim të avancimit të të rinjve tanë dhe krijimit të kushteve për të punuar në punë praktike në fushën e hotelierisë, sot nënshkruam këtë marrëveshje nga e cila do të përfitojnë shumë të rinj të vendit tonë e të cilët përveç që do të paguhen për punën e tyre, do të kenë mundësi që të krijojnë përvoja të reja në këtë fushë në Turqi dhe punë për të cilën në fund edhe do të certifikohen. Kjo u mundëson atyre që të aftësohen profesionalisht në fushën e hotelierisë dhe të krijojnë kontakte të reja të nevojshme për ta”, tha ministri Gashi.

Ai po ashtu tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përkrahë këtë program me 15 mijë euro.
“Këto mjete dedikohen për 50 të rinj përfitues duke llogaritur koston nga 300 euro për person”, njoftoi ministri Gashi.

-Advertisement-

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nuk do të jetë e vetmja mënyrë për të angazhuar dhe për t’iu mundësuar të rinjve tanë punë praktike nga e cila do të aftësohen profesionalisht, sepse ne si Ministri, unë si ministër do të angazhohem maksimalisht që të rinjtë e vendit tonë paralelisht me studime të kenë mundësi pune nga e cila edhe certifikohen”, përfundoi ministri Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera