Rozë

50 pyetje per Flora.S.Florën

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 17 May 2017

Stilistja e mirënjohur  Flora Suldashi , e njohur si F.S Floras, përgjigjet  në këtë intervistë ekskluivisht për Albanian Excellence ku jepen idetë, mendimet, jeta me të fshehtat e saj .  Ajo është mnjaft e njohur në Gjermani me pjesmarrjen  e saj në Miss Gjermani, me të cilën ka pesë vite që bashkëpunon punon por edhe me prezantimin që bëri me veshjen e  Elia Zaharia në martesën e saj me Princ Lekën në Shqipëri.

Ne 20 vjetorin e Ballos së kaltërt në Hamburg në Hotelin prestigjioz Atlantic Kempinski, Flora Suldashi ishte e pranishme me modelet e reja enkas për këtë solemnitet, ku  kishte perzgjedhur materiale të lehta me trëndafila në ngjyrë të kaltërt  mbreterore. Në këtë event ku morën pjese afer 1000 persona  VIP nga kultura,politika dhe bisnesi, u mblodhën të ardhura për fëmijët e sëmurë nga kanceri. Krijimet e Florës u prezentuan në mënyre dinjitoze nga modelet dhe artistet e njohura si Sandra Quadflieg, Claudia Ehlert, Ronja Hilbig, Saskia Lepin, Nga ky prezentim Flora është ndarë e kënaqur dhe thotë se krijimet janë mirepritur  nga publiku dhe prezentuar në shtypin gjerman si Welt,Bild etj.

A.E  : Ne se do të dojë të kishe një hobby, cili do të ishte ?

-Advertisement-

F. S. Floras:  Gjuetia….të gjuaj në shënjestër dhe të rrok dhjetëshen.(…si dikur)

A.E  : Në se do të duhej të shkojë të darkoje me një përsonazh historik , cili do të preferoje që të ishte ?
F. S. Floras:  Me Princ Albertin e Monakos!

A.E  : Do kishit falur një njeri që ju e doni, nëse ai ju do ju tradhëtonte ?
F. S. Floras:  Jam e butë në shpirt, nuk mundem të ndëshkoj njerëzit.

A.E  : Mes njeriut më tërheqës, por dhe më të varfër, njeriut më të pasur, por dhe më të shëmtuar, cilin do të zgjidhnit ju ?
F. S. Floras:  Nuk mundem tju shmangem forcave që tërheqin,ato janë mbinatyrale,.ndërsa çdo gjë materiale mbetet mbi tokë kur ne vdesim.

A.E  : Cila ka qënë çmënduria më e madhe që keni ndërmarrë në jetën tuaj ?
F. S. Floras:  Tani po mendohem paksa…nuk jam tip i skandaleve dhe çmëndurive….

A.E: Cila është fjala juaj e preferuar ?

F.S. Floras: Ju lutem!

A.E: Në se do të merrnit vesh që do të vdisni brënda një viti, si do ta organizonit mënyrën e jetesës ?
F. S. Floras:  Kohën do ta ndaja vetëm me të dashurit e mi dhe në udhëtime.

A.E: Do të preferonit të udhëtonit në të shkuarën apo në të ardhmen ?
F. S. Floras:  Të shkuarën e kam kaluar, gjithsesi vetëm në të ardhmen.

A.E: Cili personazh i famshëm do të donit që ju të ishit ?
F. S. Floras:  Me ka fascionuar gjithmonë Coco Chanel, lufta e saj, vrapi i saj  dhe aurora e saj.

A.E: Si do ta përshkruanit veten tuaj me tre mbiemra
F. S. Floras:  Pyetje intriguese…. ?

A.E: Çfarë është gjëja që nuk duroni tek të tjerët 
F. S. Floras:  Gënjeshtrat , injoranca dhe snobizmi.

A.E: Në se ju do të shkruanit çdo gjë që ju ka ndodhur deri më tani m ju besoni se njerëzit do të donin ta lexonin
F. S. Floras:  Deri në një masë të caktuar, padyshim se po.

A.E: Si e keni të organizuar bagazhin e makinës tuaj
F. S. Floras:  Të vërtetën? Për momentin kaotik…

A.E: Cili është proverbi juaj i preferuar ?
F. S. Floras:  Po ndaj një proverb të preferuar nga unë kur isha në shkollë të mesme:
“Ardhmëria nuk matet me pasuri por me VIZIONE!”

A.E: Ku do të ishin pushimet tua ideale ?
F. S. Floras:  Në bjeshke, në ndonjë kasolle druri.

A.E: Në se do mund të blije vetëm një gjë , cfarë ishte ajo që do të blinit
F. S. Floras:  Diamanti!

A.E: Cilat janë tre cilësitë që çmoni te një njeri ?
F. S. Floras:  Intelegjenca, karakteri dhe shpirti i pasur.

A.E: Në se do të mund të mësonit diçka të re , cilën do të zgjidhnit ?
F. S. Floras:  Hulumtimet në thellësitë e Oqeanit.

A.E: Cili është libri i fundit që ju keni lexuar ?
F. S. Floras:  Libri im “Lyrik”, përmbledhje me poezi dhe prozë.

A.E: Në se do të mund të ishit kafshë, ciliën do të zgjidhnit që të ishit ?

F.S. Floras: Xhirafa,më pëlqen të shikon nga lart.

A.E: Cili është kujtimi më i bukur i fëmijërisë tuaj ?
F. S. Floras:  Kur i kam uruar Nënës 8 Marsin, përqafimi i ngrohtë i saj.

A.E: Cila është pjesa e trupit tuaj që më shumë ju pëlqen ?
F. S. Floras:  Sytë.

A.E: Cili është slogani juaj në jëtë ?
F. S. Floras:  Duaje jetën tënde.

A.E: Në cilin vend të botës do ju pëlqente të jetonit ?
F. S. Floras:  Ku mbretëron paqja.

A.E: Cili është motivi i jetës tuaj ?
F. S. Floras:  Të jem e pavdekshme.

A.E: Cili është objekti më i çuditshëm që keni në dhomën tuaj ?
F. S. Floras:  Ylli i detit, që gjeta në një plazh të Shqipërisë dhe e balsamosa. Mendoj se bart me vehte fshehtësine e Oqeanit.

A.E: Cila ka qënë gënjeshtra e fundit që keni thënë ?
F. S. Floras:  Kryesisht jam e sinqertë.

A.E: Besoni se njihni veten mirë ?
F. S. Floras:  E kam në kontroll.

A.E: Në të vërtetë si e njihni ?
F. S. Floras:  Ne sfida.

A.E: Cila është tema juaj e preferuar në bashkëbisedim ?
F. S. Floras:  Eshtë koha me diell.

A.E: Cila është frika më e madhe që ju këni në këtë jetë ?
F. S. Floras:  Mistikia, është mjaft intriguese.

A.E: Çfarë lloj marrëdhëniesh këni me prindërit tuaj

F.S. Floras: Kisha marrëdhënie të shkëlqyera, u prefshin në Paqe.

Çfarë fuqie do të donit që të kishit ?
F. S. Floras:  Të realizoja objektivat në spektrin e gjërë,financiar.

A.E: Cili është opnioni juaj për dashurinë ?

F. S. Floras: Eshte hyjnore,zbret nga qielli dhe ikën nëpër mjegull prap në qiell.

A.E: Mund të ekzistojë dashuria e vërtetë ?
F. S. Floras:  Ekziston, por nuk realizohet.

A.E: A je sigurtë që çdo gjë që e percepttuar është reale, efektivisht a është ?
F. S. Floras:  Eshte pyetje mes shkences dhe parapsikologjise,.ne fakt shpesh e mendoj është e vështirë të definohet kur lidhet në këtë koncept me të  gjitha koencidencat e çuditshme që më ndodhin.

A.E: Çfarë është për ju vlerësimi ? Akoma ka rëndësi ?
F. S. Floras:  Vleresimi duhet të vlerësohet,sidomos ka rëndësi në faza tranzicioni dhe gjatë krizave sociale.

A.E: Kur një person hedh argument kundër ideve tuaja , preferon të mbetesh i heshtur duke ditur se ke të drejtë , apo mendon së është më mirë të tregosh të “vërteteën ”?
F. S. Floras:  E vërteta është e madhërishme,bazament i paluhatshëm por nuk duhet ti kushtohet shumë rëndësi injorancës.

A.E: Thuhet që asgje nuk është perfekte… Çdo ndodhte sikur të ishte ?
F. S. Floras:  Sikur te ishte cdo gje perfekte,do te ishte nje ndjenje e ftohte…vrapimi do te kishte mbaruar.

A.E: Cili jeni ju realisht ? (jo si ju quajnë , jo nga ju jeni apo se çfarë bëni , por esencën e vërtetë të qënies tuaj a mund ta tregoni …)
F. S. Floras:  Jam Flora-jam vetja.

A.E: Çfarë bëni ju kur keni vështirësi për të zgjidhur një problem ?
F. S. Floras:  Heshti, rri vetëm në dhomë dhe  zgjedh.

A.E: Cila ka qënë detyra më e mërzitshme që të ka takuar që të bësh ?
F. S. Floras:  Disa provime teorike ne fakultet.

A.E: Në punë tuaj më të fundit , cilat qenë arritjet më të rëndësishme ?
F. S. Floras:  Prezentimi në mediat gjermane.

A.E: Çfarë projektesh apo ide kanë lindur nga ty dhe sa janë realizuar falë teje ?
F. S. Floras:  Kryesisht projekte në kulturë dhe jane realizuar plotësishte dhe pjesërisht nga unë.

A.E: Më tregoni një shëmbull të një pune që ju ka kërkuar shumë sforco , si e keni përballuar ?, cilat kanë qënë rezultatet?
F. S. Floras:  Nuk ngarkohem me punë që nuk përballohen, rezultatet të kënaqshme dhe inspiruese për më tutje.

A.E: Çfarë bëni zakonisht në kohën e lirë ?
F. S. Floras:  Shetitje në natyrë.

A.E: Sa është ëprputhur profesioni juaj që keni imagjinuar në fëmijëri me profesionin qe keni sot ?
F. S. Floras:  Artin e kisha gjithmonë në shpirt ,por nuk ka qënë ëndrra ime e femijërisë.

A.E: Sa e lumtur jeni me dizenjimin e modës që bëni
F. S. Floras:  E lumtur jam pasi po realizoj planet dhe qëllimet e mia, ndërsa në prizmën artistike nuk ka limit (ngjan më thellësitë e oqeanit…)

A.E: Planet tuaja më të afërta ?
F. S. Floras:  Pushtimi i pistave ndërkombëtare.

A.E: Sa e vërtetë,  keni qënë në këtë intervistë ?
F. S. Floras:  Diplomacia është e vërteta në disa variante.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera