50 përqind më pak turistë në Brezovicë
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 19 January 2021
Shpatet e qendrës më të popullarizuar të skijimit në Kosovë kanë qenë të qeta derisa së fundmi kanë mirëpritur skiatorët në mes të pandemisë së koronavirusit.
Zona e skijimit në Brezovicë është duke pasur 50 përqind më pak turistë, sipas Ljubisa Stojanoviq, kryetar i qendrës së skijimit.
Stojanoviq ka thënë se kjo qendër ka qenë e mbyllur që nga marsi i vitit të kaluar kur pandemia goditi Evropës, por që është rihapur janarin e këtij viti.
“Nëse vazhdon kështu do të jetë shumë e vështirë”, është shprehur ai, raporton AP.
E vendosur në Bjeshkët e Sharrit, rreth 80 kilometra nga jugu u Prishtinës, Brezovica është e populluar me turistë nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Stefana Stankoviq ishte njëra prej atyre që po shijonin shtigjet gjatë së dielës e cila ka thënë se njerëzit duhet “të jenë më të relaksuar” sa i përket pandemisë.
“Duhet t’i respektojmë masat, por kjo nuk duhet të ndikojë në jetën tonë, pushimet, kohën për skijim”, ka thënë Stankoviq.
Bizneset e vogla në këtë resort po ashtu kanë hasur në vështirësi për pasur qarkullim.
Dyqanet me pakicë dhe restorantet janë duke mbijetuar me vështirësi për shkak të rënies së turistëve.
“Nuk mund të vazhdojmë kështu, jo. Pa një asistencë sociale nga shteti nuk mund të vazhdojmë tutje”, është shprehur Ridvan Ademi, pronar i Che-Fox i cili ndodhet vetëm pak larg shtigjeve.
Kosova ka raportuar një mijë e 410 vdekje si pasojë e koronavirusit dhe mbi 55 mijë raste të të infektuarve që nga marsi i 2020-ës.
Të dhënat ditore në Kosovë janë përmirësuar dukshëm në javën e fundit, ku qeveria është ende duke zbatuar masa strikte gjatë natës dhe masa të tjera për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ky vend ende nuk ka filluar me programin e vaksinimit për çfarë vendi fqinj Shqipëria është zotuar për ta ndihmuar me një numër të vogël dozash për punëtorët shëndetësorë të cilët janë duke u përballur me raste serioze.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...