Lajme

50 përqind e popullësisë në Kosovë është jo aktive në tregun e punës

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 11 October 2018

Papunësia në Kosovë, vazhdon të jetë problem kyç. Nga të gjeturat e MCC-së de se mbi 49.6 për qind në Kosovë janë jo aktiv në tregun e punës. Ku në mesin e tyre dominon gjinia femërore.

Ndërsa, komuna me papunësinë më të lartë vlerësohet të jetë ajo e Komuna e Prishtinës.

Në një panel diskutimi për papunësinë e Kosovës, Alban Zogaj nga “Millenium Foundation Kosovo”, ka interpretuar të dhënat që janë ofruar nga “Millenium Challange Corporation”, gjatë një hulumtimi një vjeçare që është bërë për papunësinë në Kosovë.

-Advertisement-

Sipas këtyre të dhënave, 49,6 për qind në Kosovë janë jo aktiv në tregun e punës. Ku prej tyre dominon gjinia femërore.

“Nga kjo popullatë apo shoqëri pune, 49 apo afro 50 për qind janë jo aktiv. Kurse 50,4 për qind janë aktiv. Kjo nënkupton që gjysma e shoqërisë tonë në moshë punë, nuk kërkon punë në mënyrë aktive, është jashtë tregut të punës. Dhe për mendimin tim, ky është problemi më i madh i tregut në Kosovë, jo papunësia, por niveli i jo aktivitetit”, tha Zogaj.

Komuna me papunësinë më të lartë del të jetë Prishtina. Ku sipas Zogajt kjo ndodh për shkak se vendet që kanë agrikulturë më pak të zhvilluar, kanë edhe papunësi më të ulët. Rezulton se shkalla e papunësisë në Prishtinë është deri në 24 për qind.

Ndërsa, Jeton Mehmeti nga Instituti GAP u shpreh se institucionet e vendit janë duke manipuluar me statistikat e papunësisë. Duke shtuar se gjuha diskriminuese që përdoret në konkurset e punës, po i demotivon gratë edhe të marrin pjesë në tregun e punës.

“Ajo çfarë dua të them, është se më shumë institucionet tona, qeveritë e kaluara, janë kujdesur se si të manipulojnë me shifra, për të treguar se kemi një rënie të papunësisë, se sa për të gjetur mekanizma për të krijuar me të vërtetë vende pune, të cilat e dimë që janë gjëja e parë që ata i premtojnë nëpër zgjedhje apo fushata elektorale”, shtoi Mehmeti.

Ndërsa, Artane Rizvanolli ligjëruese në Riinvest u shpreh se gratë hezitojnë të aplikojnë në vende të punës, për shkak të kushteve jo të mira, e po ashtu edhe të orarit të tejzgjatur.

Duke qenë se gratë janë ato të cilat kanë nevojë për pushim të lehonisë, gratë janë ato të cilat nëse smuhet fmija kanë nevojë me dal prej punës, janë ato që kryesisht i kryejnë punët në shtëpi, edhe për gratë është më e papranueshme me punu 12 orë në ditë, ose me punu gjashtë ditë në javë, prapë që është një vendim racional, duke marrë parasysh se barra e shtëpisë bie mbi to”, tha Rizvanolli.

Kujtojmë se papunësia vazhdon të mbetet e lartë për vite me radhë, derisa rritja ekonomike në Kosovë përgjatë viteve nuk ka qenë më e lartë se 4 për qind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera