50 mln euro në ditë?! Sa po fitojnë artistët në botë nga koncertet, ku renditet Dua Lipa
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 21 June 2022
Gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë përmbushur pritshmërinë për industrinë globale të koncerteve, e nxitur kryesisht nga një pjesëmarrje demografike më e larmishme, më e re, e etur për të ndjekur shfaqje “live” dhe e gatshme të shpenzojë më shumë nga paratë e tyre në muzikë dhe kulturë, shkruan Billboard, revistë amerikane e specializuar në muzikë dhe argëtim, që publikon renditje në fushën e muzikës.
Së fundi është publikuar renditja e artistëve me më shumë të ardhura nga turet në periudhën nga 1 nëntori 2021 deri më 30 prill 2022.
10 artistët më të mirë në tabelën e “Top Tours 2022” fituan 722 milionë dollarë deri në mes të vitit, 20% më shumë se 10 më të mirat për Top Tours në vitin 2019 (viti i fundit i plotë i turneut përpara pandemisë), sipas Billboard 2022.
Ndërsa klasifikimin e mesvitit 2019 e dominuan turnetë e mëdha të lamtumirës, një brez i ri emrash më të rinj ndërkombëtarë po udhëheq raportin e vitit 2022: Bad Bunny është artisti i parë në gjuhën spanjolle që arrin vendin e parë në renditje. Turneu i tij i fundit botëror dhe dy shfaqje solo në vendin e tij të origjinës, Porto Riko, fitoi 123.2 milionë dollarë dhe shiti 645.000 bileta për 37 koncerte, sipas shifrave të raportuara në Boxscore, rreth 3.3 milionë dollarë dhe 17.400 bileta për natë.
I dyti renditet Elton John, me 103 milionë dollarë kurse në të tretin, Genesis, me 81.9 milionë dollarë të ardhura. BTS fitoi 75.4 milionë dollarë, duke i dhënë grupit korean vendin e 4-t në Top Tours (për 4 koncerte në Los Angelos brenda një periudhe 10 ditore, me rreth 200 mijë bileta të shitura, grupi vlerësohet se kontriboi në ekonominë e LA me mbi 100 milionë dollarë, sipas mediave të LA).
Është hera e parë që gjysma e artistëve në Top Tours nuk kanë mbushur ende 30 vjeç (Bad Bunny, BTS, Billie Eilish, Morgan Wallen dhe Justin Bieber), dhe katër nga pesë artistët e tjerë janë mbi 60 vjeç. Elton John, Mick Jagger nga The Rolling Stones dhe Don Henley nga Eagles janë të gjithë mbi 70 vjeç. Themeluesi i Orchestra Trans-Siberian, John Oliva, është 62 vjeç dhe bashkëthemeluesi Al Pitrelli mbush 60 vjeç në shtator, shkruan Billboard.
Fitimet për koncert deri në 9.8 milionë dollarë, ku renditet Dua Lipa
Dua Lipa, sipas tabelës së Billboard, siguroi 47 milionë euro të ardhura nga nëntori 2021 deri në prill 2022, duke u renditur në total në vendin e 12. Këto të ardhura, këngëtarja me origjinë shqiptare i gjeneroi nga 39 shfaqje, me gjithsej 511 mijë pjesëmarrës. Fitimi mesatar i saj për shfaqje është 1.2 milionë dollarë, duke e renditur në vendin e 20 në fitimet për një koncert, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në tabelën e Billboard (shiko grafikun). Dua Lipa rezulton të ketë shitur 13 mijë bileta për natë, me çmim mesatar 92 dollarë. Më i shtrenjti është Rolling Stones, me çmim mesatar bilete 275 dollarë; Eagles me 227 dollarë, Bad Bunny, 191 dollarë; BTS, 165 dollarë; Justin Bieber, 156 dollarë etj.
Rekordin për të ardhura më të larta për një shfaqje e mbajnë The Rolling Stones, me 9.8 milionë dollarë, të ndjekur nga BTS, me gati 7 milionë dollarë. Për artistët e tjerë, të ardhurat për shfaqje janë më pak se 5 milionë dollarë.
Këngëtari kolumbian Maluma, i cili pak muaj më parë mbajti edhe një koncert në Shqipëri, siguroi gjithsej 16.4 milionë dollarë për 17 shfaqje, sipas tabelës së Billboard, ose pak më pak se 1 milion dollar për shfaqje, me rreth 73 dollarë për biletë. Në Shqipëri, bazuar në numrin e biletave të shitura (rreth 12 mijë) dhe çmimit mesatar 5-7 mijë lekë), këngëtari llogaritet të ketë gjeneruar nga biletat rreth 630 mijë dollarë./ Monitor
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...