Lajme

50 mijë kosovarë aplikojnë çdo vit për vizë në Ambasadën e Gjermanisë

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 26 March 2018

Mos liberalizimi i vizave e as gjendja e rëndë ekonomike nuk po i ndalë kosovarët të udhëtojnë drejt shteteve evropiane.

E vendi i preferuar duket të jetë shteti gjerman. Kështu së paku del në bazë të aplikacioneve për pajisje me viza dërguar drejt ambasadës së këtij shteti,  shkruan Infokusi.com

Gjithsej rreth 50 mijë qytetarë të Kosovës aplikojnë çdo vit në ambasadën gjermanë në Prishtinë për tu pajisur me njërën nga vizat që lëshon kjo ambasadë.

-Advertisement-

Kështu ka thënë për ‘Infokusin’ , Oliver Scheich nga kjo ambasadë.

Ambasada gjermane në vitin e kaluar ka pranuar përafërsisht 50 mije kërkesa për vize’, ka thënë Scheich.

Ai ka shtuar se ky numër përfshinë të gjitha llojet e vizave që lëshohet nga kjo ambasadë.

Kjo përfshin viza për qëndrim afatshkurtër (turizëm, viza biznesore, etj) dhe viza për qëndrim afatgjate ( punë, studim, bashkim familjar etj)’, ka thënë ai.

Ndërsa duke folur rreth kohës së pritje ai ka thënë se është e pashmangshme pasi vitin e kaluar numri i kërkesave për viza ka kaluar të gjithë kapacitetet që ka kjo ambasadë.

Ambasada gjermane në vitin e kaluar ka rritur ndjeshëm kapacitetet për përpunimin e vizave, por kërkesat vazhdojnë te tejkalojnë kapacitetet tona dhe rrjedhimisht kohet e pritjes janë te pashmangshme.  Sipas parashikimeve për vitin 2018, numri i kërkesave qe do te përpunohen pritet te jete ne nivelin e kërkesave te vitit 2017’, ka thënë Scheich për ‘Infokusin’.

E ky numër edhe mund të rritet gjatë këtij viti pasi  shteti gjerman ka lehtësuar procedurat e marrjes në vizës për punësim në këtë shtet.

Rregullorja e ashtuquajtur për Ballkanin Perëndimor parasheh një qasje më të lehtësuar në tregun gjerman të punës. Për të udhëtuar për në Gjermani juve ju nevojitet një ofertë punësimi me karakter detyrues nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale. Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë punëkërkues të privilegjuar, siç janë për shembull punëkërkuesit gjermanë, apo punëkërkuesit nga një vend tjetër i BE-së. Paga dhe kushtet e tjera të punësimit nuk duhet të jenë më të disfavorshme se sa për një punëmarrës të krahasueshëm në Gjermani. Në qoftë se keni gjetur një vend punësimi të përshtatshëm, luteni punëdhënësin për të jua bërë një ofertë me karakter detyrues, gjegjësisht për të jua ofruar një kontratë pune. Kontrata e punës duhet të përmbajë të dhënat e plota lidhur me punëdhënësin dhe punëmarrësin me adresën e plotë dhe të dhënat e plota të kontaktimit’, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane në Prishtinë.

Në një hulumtim të realizuar në vitin 2017 nga Instituti GAP u bë e ditur se rreth 217 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për viza gjatë tri viteve të fundit.

Sipas këtij hulumtimi vetëm në Ambasadën gjermane aplikojnë mesatarisht 40 mijë qytetarë në vit ndërsa në atë norvegjeze numri i të aplikuarve është më i vogël, i cili kap shifrën 2700 brenda vitit.

Më zgjidhjen e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, u plotësua edhe  një kusht për liberalizimin e vizave. Edhe pse rruga është ende e gjatë politikanët kosovarë po zotohen se kjo do të ndodhë brenda gjashtë muajve, shkruan Infokusi.com.

E pas kësaj periudhe kosovarët do të kursehen nga pritjet e gjata, kompletimi shumë dokumenteve dhe pagesat nëpër ambasada.(Agnesa Çitaku)/Infokusi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera