50 mijë euro për pastrimin e Lepencit
Autori: Gazeta inFokus
15:55 | 10 August 2018
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për projektin “Pastrimi i Lumit Lepenc nga mbeturinat e Azbestit ” i cili ka vlerën prej 50 mijë euro dhe që financohet nga MMPH.
U.d i ministrit të MMPH, Fatmir Matoshi ka thënë se nuk do të kursehen në zhvillimin e Komunës së Hani Elezit pasi është komuna më e varfër në Kosovë. “ Sapo nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e projektit që ka të bëjë me largimin e azbestit në lumi Lepenc dhe rreth tij. Hani i Elezit është ndër komunat më të varfra në Kosovës për të cilën ne si Ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk do të kursehemi ta mbështesim në zhvillimin e saj, jo vetëm në këtë projekt, por në të gjitha fushat që lidhen me mjedisin dhe planifikimin hapësinor”, ka thënë Matoshi.
Aksioni i pastrimit të Republikës së Kosovës do të fillojë me 15 shtatorë dhe do të përfshijë edhe Komunën e Hani Elezit.
Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma tha se projekti i MMPH është shumë i rëndësishëm për komunën
“Me këtë projekt kemi të bëjmë me pastrimin e mbetjeve të azbestit në brigjet e lumit Lepenc. Në komunën tonë kemi azbest përgjatë brigjeve të lumit Lepenc dhe tek fusha e futbollit. Tani përmes këtij nënshkrimi ne do të shpallim tenderin për të larguar azbestin në këto pika”, tha Suma. Projekti “Pastrimi i Lumit Lepenc nga mbeturinat e Azbestit”, do të rregullojë një nga problemet më të mëdha dhe më të rrezikshme që ka Komuna e Hanit të Elezit, atë të largimit të azbestit.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...


































