Lajme

50 euro për adoptimin e qenve endacakë, Komuna e Prishtinës miraton vendimin për subvencionimin e qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 27 June 2023

Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka miratuar me shumicë votash propozim vendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje një qen apo më shumë.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se shuma e propozuar është 50 euro në muaj.

“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve”, deklaroi para këshilltarëve komunal, kryetari Përparim Rama.

-Advertisement-

Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, tregoi se cili është qëllimi final i këtij vendimi.

“Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit”, deklaroi drejtori Fushtica.

Ndryshe në njoftim thuhet se shumë  shpejt, pasi u votua, do të nis zbatimi i këtij vendimi, pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera