Rozë

50 Cent tregon si i humbi 24.5 kilogramë për nëntë javë në vitin 2011 (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 01 October 2017

Reperi dhe aktori 50 Cent, i cili është i njohur për paraqitjet e tija muskuloze në skenë, u desh t’i humbte së paku 20 kilogramë për nëntë javë në vitin 2011 për nevojat e rolit të tij në një film.

Në filmin “All Things Fall Apart”, Curtis Jackson luan rolin e një futbollisti amerikan, i cili vuan nga kanceri, ashtu që duhej të kishte peshë të vogël.

-Advertisement-

Transformimi i pabesueshëm i 50 Cent

Për nevojat e filmit, ai ra në peshë nga 97 kilogramë në 72.5 kilogramë, duke humbur plot 24.5 kilogramë.

50 Cent e ka përshkruar këtë si një prej gjërave më të vështira në jetën e tij, duke qenë se iu desh të ndiqte një dietë duke konsumuar vetëm lëngje dhe i duhej të vraponte tre orë në ditë.

Projekti filmik ishte shumë i rëndësishëm për të, prandaj në asnjë mënyrë nuk dëshironte të hiqte dorë.

Ndryshim i jashtëzakonisht i madh në dukje dhe fizikun e tij

“Më duhej disiplinë për të mos qenë në gjendjen fizike në të cilën jam mësuar që të shpreh energjinë që ndjeja”, ka thënë 50 Cent duke treguar se në momentet e vështira, rikthente motivimin duke menduar për aktorët që zakonisht shtojnë dhe humbin në peshë, si Christian Bale.

“Kur fillonte të bëhej shumë vështirë, shikoja në kompjuter për të mësuar nga përvojat e tyre dhe mu dha rasti që t’i shihja të gjitha intervistat që i kishin dhënë në periudha të ndryshme gjatë promovimit të projekteve të tyre”, ka deklaruar Jackson.

Ndryshimi që pësoi 50 Cent

Pas xhirimeve të filmit, reperi u kthye në peshën e tij të zakonshme që është rreth 90 kilogramë.

Por, 50 Cent është shprehur i zhgënjyer, pasi nuk i kishte marrë lëvdatat e merituara në aktrim, ashtu siç kishte bërë në muzikë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera