Rozë

50 Cent “thumbon” Madonnën: Ku i ke bërë të pasmet…

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 30 October 2023

Reperi amerikan, 50 Cent së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar keq ikonën e muzikës pop, Madonna.

Në foton e publikuar ai e krahasoi artisten me një milingonë me të pasmet e zmadhuara, ndërsa e pyeti atë se ku i ka bërë të ato.

“Kush dreqin i ke bërë të pasmet? Ajo është e pasur si dreqi dhe nuk i ka rregulluar. Dua emrin e mjekëve tani”, ka shkruar 50 Cent.

-Advertisement-

Veprimi i reperit nuk është pritur aspak mirë nga ana e ndjekësve të Madonnës, të cilët menjëherë e kanë kritikuar reperin.

“Është shumë e trishtueshme kur një burrë sulmon një grua dhe kritikon trupin e saj. Turp të kesh”, ka shkruar një ndër admiruesit e këngëtares, ndërsa një tjetër vazhdoi: “Ajo është një legjendë. Kjo nuk është për të qeshur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera