Lifestyle

5 zonat që duhet të “eksploroni” për seksin më të mirë të jetës tuaj

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 26 November 2020

Të gjithë e dinë sesi të shtojnë epshin me anë të zonave erogjene. Por çfarë ndodh kur dilni nga ajo zonë e sigurtë dhe futeni në një territor të paeksploruar? Kënaqësi! Ekspertja e seksit dhe marrëdhënieve, Anabelle Knight tregon pesë zona erogjene, të cilat nuk i dinit.

Skalpi

Skalpi i kokës tuaj është një nga zonat erogjene të panjohura. Nuk besoni? Provoni të masazhoni në këtë pjesë dhe më falenderoni më vonë. Kjo për shkak se kjo zonë është e mbushur me mbaresa nervore sensuale.

-Advertisement-

Kyçet e dorës

Kjo zonë ka shumë mbaresa nervore dhe përçon shumë mesazhe në tru. Kuptohet që prekja duhet të jetë sensuale dhe jo sikur po masim pulsin.

Zona pas gjurit

Me siguri që po ju habit kjo gjë, pasi kjo është zona ndodshta më e neglizhuar e trupit të një femre. Kjo zonë është e mbushur me shumë enë gjaku dhe fije nervore. Masazhimi dhe puthja e kësaj zone sensuale ka një impakt të menjëhershëm në raportet intime.

Gishtërinjtë e këmbëve

Shumë njerëz e shmangim lojën me këmbë, por në fakt gishtat e këmbëve mund të jetë një vend jashtëzakonisht seksi për t’u “vizituar”. Ndërsa disa njerëz nuk e duan këtë gjë sepse gudulisen, shumë të tjerë kënaqen nëse partneri u puth apo ledhaton këmbët.

Stomaku

Shpesh neglizhohet, por stomaku juaj mund të jetë çelësi për zhbllokimin e potencialit tuaj të kënaqësisë. Stomaku juaj gjithashtu ndodh të jetë një vend fantastik për t’u përfshirë në lojën e temperaturës. Bëjeni partnerin tuaj të mbajë një pije të nxehtë ose të ftohtë në gojë për disa sekonda, pastaj të përdorë buzët për të puthur rreth kërthizës tuaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera