Lajme

5 vjet nga nënshkrimi i MSA-së, Edita Tahiri: S’punuam si duhet për anëtarësim në BE

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 27 October 2020

Pesë vite që kur është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim Asociamit, në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Kosova edhe mëtej vazhdon të mbetet pa liberalizim të vizave e pa anëtarësim në nisma e organizata evropiane.

Se punët nuk kanë shkuar siç duhet gjatë kësaj kohe e ka thënë edhe ish kryenegociatorja e Republikës së Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo derisa ka shpërndarë një fotografi të këtij momenti, ka thënë se ndonëse u gëzuam shumë për arritjen e kësaj marrëveshje, nuk punuam sa duhet për t’i përmbushur obligimet që sot t’i mundësonin Kosovës hapjen e rrugës për anëtarësim.

-Advertisement-

“Dhe kjo punë ka qenë e jona, e institucioneve të Kosovës. Derisa me të drejtë fajësojmë BE për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, për punën e MSA fajet dhe dështimet janë tonat”, ka shkruar Tahiri.

Njoftimi i plotë:

Ishim shume te gezuar pese vjet me pare kur e nenshkruam Marreveshjen Stabilizim Asocim qe vendosi Kosoven ne rrugen…

Posted by Edita Tahiri on Tuesday, October 27, 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera