Lajme

5 vjeçari, Gent Druari niset në Turqi për shërim (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 06 August 2018

Gent Druari ditë më parë mori plagë të rënda si pasojë e djegjes, shpërthimit të një bombole gazi.

Genti i cili pësoi 40% shkallë djegieje, i janë nevojitur 15 mijë euro afërsisht për transportin e tij nga Kosova për në Turqi.

Humanisti, Halil Kastrati me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se të gjitha mjetet e nevojshme janë mbledhur brenda pak ditësh duke i falënderuar djemtë e Mitrovicës dhe Jetimët e Ballkanit.

-Advertisement-

Shkrimi i tij në Facebook:

Rruga e mbare Genti e Zoti te sherofte

Na u kerkua ndihme per Gent Druari, bukuroshin e vogel nga Mitrovica i cili u djeg nga nje bombol gazi

Kerkesa ishte qe ti sigurojme 15000 mije euro aferishte per transportin e tij nga Kosova per ne Turqi

Kjo shume u arrit per nje kohe shume te shkurter duke i falenderuar shume Djemt e Mitrovices dhe Jetimat e Ballkanit

Djemt e Mitrovices siguruan menjeher shumen prej dhjetemije eurove dhe pjesen tjeter dhane Jetimat e Ballkanit

Faleminderit shume Lendrit Misini ( Djemt e Mitrovices

Faleminderit shume Bamires te Jetimave te Ballkanit

Spitali ku do të trajtohet Genti është:Ístambul Kartal Dr. Lütfi Kırdar Eğitim Araştırma Hastanesi

Ju faleminderit për kontributin e vazhdueshëm. Për gjithçka të re do të njoftoheni.

Zoti e sherofte Gentin dhe çdo te semure

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera