5 ushqimet e mbrëmjes që ndihmojnë të humbisni peshë
Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 16 December 2021
Gjumi është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organeve dhe të gjithë organizmit. Ai është i lidhur ngushtë jo vetëm me shëndetin mendor por edhe me mbipeshën dhe rënien prej saj. Ndërprerja e tij ose cilësia e dobët e gjumit është faktor i rëndësishëm në shtimin në peshë.
Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që përkujdesen për shëndetin duhet të jenë të vëmendshëm ndaj ushqimeve që konsumojnë përpara se të shkojnë për të fjetur. Ndërkohë sipas tyre, ka disa ushqyes që ju ndihmojnë të eliminoni yndyrnat dhe të përmirësoni nivelin e sheqerit në gjak. Rekomandohet pesë pijet dhe ushqimet e duhura që mund të konsumoni përpara se të flini:
Qumështi dhe Kosi
Qumështi përmban triptofan dhe kalçium të cilat ju ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë. Një gjumë i tillë pakëson oreksin e tepërt të nesërmen. Qumështi përmban edhe proteina që janë të ngadalëta në tretje. Këto proteina ju ndihmojnë të krijoni masë muskulare ndërkohë që jeni në gjumë. Kosi është një produkt mirëbërës për të rritur dhe për fëmijë. Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe është i pasur me proteina, kalçium, vitaminë B6, B12 dhe probiotikë.
Lëngu i rrushit
Përmban karbohidrate të thjeshta të cilat nxisin sekretimin e insulinës ndërkohë që jeni në gjumë. Ky lëng gjithashtu rregullon orën biologjike të trupit ndërkohë që antioksidantët eliminojnë yndyrnat.
Çaji Kamomil
Çaji kamomil luan rolin e qetësuesit natyral. Ky çaj gjithashtu është i lidhur fort me përmirësimin e kontrollit mbi glukozën dhe rënien në peshë.
Kefiri
Kefiri është i pasur me probiotikë të cilët mirëmbajnë nivelet e shëndetshme të baktereve. Probiotikët përmirësojnë gjithashtu përthithjen e vitaminave dhe mineraleve. Sipas të dhënave ky lëng është shumë i pasur me probiotikë dhe i dobishëm për stomakun. Ky produkt në të vërtetë ka më shumë probiotikë se kosi. Probiotikët janë baktere të mira që e mbajnë stomakun të shëndetshëm.Bakteret e mira nuk duhen nënvlerësuar sepse 75% e sistemit imunitar të njeriut e ka pikënisjen tek sistemi tretës.
Ujë me limon jeshil, mente dhe fruta
Nëse gjatë natës ju duket sikur jeni të uritur, pini një gotë me ujë me limon jeshil, mente dhe fruta. Në këtë mënyrë do të merrni ushqyes të dobishëm dhe nuk do ta teproni me ushqimin. Gjithashtu këshillohet se një zgjedhje e duhur është edhe konsumimi i kastravecit në mbrëmje sepse ndihmon për tretjen dhe falë përmbajtjes së fibrave ndihmon të japë ndijesinë e ngopjes për më gjatë./AgroWeb.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...