Lifestyle

5 sjellje të cilat ju garantojnë se nuk do të rriteni kurrë në detyrë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 16 February 2018

Për fat të keq, kohët e fundit rritja në detyrë po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Edhe nëse nuk keni aplikuar për një rritje në detyrë apo edhe nëse nuk keni për të bërë një rishikim vjetor dhe prisni vlerësime, nëse doni që të jeni pjesë e atyre punonjësve që mund të futen në grupin e atyre që meritojnë të rriten në detyrë, atëherë duhet të hiqni dorë nga sjellet e mëposhtme:

1.      Të mos tregoheni asnjëherë mirënjohës ndaj kolegëve tuaj

-Advertisement-

Një nga të vërtetat më të hidhura për t’u pranuar është se kur punonjësit, të cilët mund të jenë në një nivel më poshtë se ju bëjnë një punë shumë të mirë, atëherë e gjithë merita duhet të shkojë për ta. Dhe kur ata nuk performojnë mirë, atëherë i gjithë faji bie mbi ju. Gjithashtu një ndër faktet që disa prej menaxherëve bien dakord është se nëse ndaj punonjësve do të tregosh respekt dhe optimizëm atëherë ata do të jenë edhe punonjësit të cilët do t’ju kthejnë pas dyfish po në të njetën mënyrë.

2.     Të pyesni vazhdimisht se kur do të rriteni në detyrë, por asnjëherë nëse jeni rritur profesionalisht

Kjo nuk do të thotë që ju të mos pyesni kurrë për një rritje të mundshme në detyrë, por duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe të zgjuar për të gjetur momentin e duhur se kur duhet të pyesni për një gjë të tillë. Nëse ju doni të rriteni në detyrë, këshillohet që paraprakisht të përqendroheni në dhënien e sa më shumë rezultateve pozitive nga ana juaj, si dhe në rritjen e rendimentit tuaj dhe pas kësaj ju mund të pyesni me bindje të plotë për një rritje në detyrë.

3.      Të mos jeni të qartë se ku doni të arrini pas kësaj rritjeje në detyrë

Është shumë i çuditshëm fakti se në pjesën më të madhe njerëzit kërkojnë për një rritje në detyrë në momentin që ata mendojnë se po e bejnë shumë mirë punën që i është caktuar. Por rritja në detyrë nuk ka të bëjë vetëm me një gjë të tillë, është shumë më tepër se kaq, sepse zakonisht personat që rritën në detyrë shikohen si një vlerë e shtuar për kompaninë në të cilën punojnë.

4.      Të humbisni durimin dhe të mos bazoheni në fakte

Në pjesën më të madhe të rasteve njerëzit nervozohen kur mendojnë se e meritojnë të rriten në detyrë por kjo vetëm se shtyhet nga muaji në muaj, duke e parë veten në të njejtin pozicion edhe pasi të ketë kaluar shumë kohë. Mos akumuloni stres dhe mos u shprehni kurrë që ju jeni më të mirë se kolegët tuaj, sepse në pjesën më të madhe të rasteve, punonjës të tillë shumë rallë rriten në detyrë. Në vend të kësaj këshillohet që ju ta bazoni mbi fakte kërkesën tuaj për rritje në detyrë: Çfarë i sjell përvoja juaj kompanisë? Cilat janë disa prej ndryshimeve që kanë ndodhur në këtë kompani që në momentin kur ju keni filluar punë aty? Çfarë do t’i sillni kësaj kompanie edhe më shumë në rast se do të rriteshit në detyrë?

5.      Të dorëzoheni

Rritjet në detyrë asnjëherë nuk vijnë atëherë kur shumica prej nesh i presin. Çelësi është që të mos humbasim durimin dhe të mos dorëzohemi, por të vazhdojmë ta justifikojmë sa më mirë punën tonë. Por nëse kalon shumë kohë dhe ju nuk rriteni kurrë në detyrë, atëherë mbase duhet të konsideroni edhe faktin për t’u larguar sa më parë nga ajo kompani sepse rritja në detyrë të cilën po e prisni mbase nuk dotë vijë kurrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera