Lajme

5 shkolla në Gjakovë sot nisin mësimin

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 15 September 2022

Pesë shkolla në komunën e Gjakovës nisin sot procesin mësimor.

Kështu është njoftuar zyrtarisht Drejtoria e Arsimit në këtë komunë.

Shkollat që kanë dalë me këtë vendim janë: shkolla fillore “Mustafa Bakija”, shkolla “Fan. S. Noli” në Dujakë, shkolla “Emin Duraku”, “Fehmi Agani” dhe shkolla “Yll Morina”.

-Advertisement-

“Drejtoria e Arsimit në komunën e Gjakovës është informuar zyrtarisht nga drejtorët e pesë shkollave se mësimi fillon sot, më 15 shtator. Shkolla fillore ‘Mustafa Bakija’, ‘Fehmi Agani’ cikli i ulët, ‘Emin Duraku’ cikli i ulët, ‘Yll Morina’ pjesërisht dhe ‘Fan S.Noli’ fshati Dujakë”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e shkollës “Mustafa Bakija” thuhet se përkundër ndërprerjes së grevës, mësimdhënësit e shkollës nuk janë dakord me mosrealizimin e kërkesave të tyre, dhe se janë të zhgënjyer nga takimi i fundit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Grevist.

Sot bëhen dy javë që rreth 300 mijë nxënës nuk kanë mundur të jenë në bankat shkollore, për shkak të grevës të BSPK-së, rrjedhimisht të SBASHK-ut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera