Lajme

5 raste pozitive me COVID në një shkollë në Ferizaj, kalohet në mësim online

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 28 September 2020

Pas paraqitjes së 5 rasteve pozitive me COVID-19 në mesin e mësimdhënësve të shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, sipas udhëzimeve të IKSHPK-së, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë së Arsimit, zbatohet skema e kalimit në mësim online për gjithë nxënësit e kësaj shkolle, që nga nesër (29.09.2020), për dy javë me radhë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar në faqen e Komunës së Ferizajt në Facebook.

Ndërsa tutje shkruhet se Drejtoria e Arsimit në Ferizaj është e vendosur në zbatimin strikt të udhezuesve për ballafaqimin me situatën pandemike, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera