Lajme

5 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje kritike

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 22 September 2020

Pesë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës po luftojnë për jetën, shkruan gazeta inFokus.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Në këtë spital po trajtohen 22 pacientë me COVID-19 ndërsa 10 prej tyre janë me okisgjenoterapi e 5 të tjerë në gjendje më të rëndë.

-Advertisement-

“Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 10 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”” thuhet në raportin e Spitalit të Pejës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera