Lajme

5 mijë të ftuar në ceremoninë e Aleksandar Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 12 Qershor 2017

Në një ceremoni me rastin e marrjes së zyrës së Presidentit, nga Aleksandar Vuçiq në Serbi pritet që të jenë më shumë se  5 mijë të ftuar, duke përfshirë edhe 20 krerë të shteteve dhe qeverive.

Ceremonia në fjalë është planifikuar të mbahet me 23 qershor , kur edhe në Serbi paralajmërohet arritja e një numri të madh të liderëve dhe ministrave të jashtëm, raporton b92, transmeton Indeksonline.

Arritjen në këtë ceremoni tashmë e kanë konfirmuar: president i Sllovenisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, të gjithë anëtarët e presidencës trepalëshe të BiH-it dhe presidenti i Maqedonisë, teksa Vuçiq ka deklaruar se pritet që të vijnë edhe përfaqësuesit e lartë të Rumanisë, Greqisë dhe Austrisë ndërsa nga BE-ja, Komisoneri Johannes Hahn  dhe nga Rusia e Kina sipas tij do të arrijnë disa dërguar të posaçëm./Indeksonline/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy