Lajme

5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 05 November 2020

Dy javët e fundit numri i rasteve të reja me COVID-19 është shumëfishuar. Po ashtu edhe numri i testimeve është rritur dukshëm.

Që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars, në Kosovë janë testuar mbi 100 mijë persona, ndërsa 21 mijë e 545 kanë rezultuar pozitivë.

714 pacientë kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 15 mijë e 829.

-Advertisement-

Numri i rasteve aktive është 5 mijë e 2.

“Numri total i rasteve pozitive është 21.545 raste nga 100.395 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 714 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.829 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.002”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera