Rozë

“5 mijë euro për një natë” – Kejvina Kthella sqaron bisedat e publikuara

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 22 May 2020

Pak ditë më parë qarkulluan online disa foto të disa bisedave, ku mendohej se ishte Kejvina Kthella dhe një mashkull që i ofronte 5 mijë euro për një natë.

Menjëherë ka reaguar modelja, duke u shprehur se fotot nuk janë reale, por janë bërë me anë të një programi.

“Fakti që je një mizë dhe mizat dihet se çfarë hajnë dhe ku rrinë nuk do të thotë që unë të lejoj ty të përdorësh emrin tim për disa folloëersa ose klikime lajmesh. Egziston një program që quhet ‘prankgram’ që mund të huazojë identitetin për pak caste me qëllim keqadashëse por të pa përfillshme nga nji njeri që ka 2 pare mend për të kuptuar që ato mesazhe dhe fotot janë fake dhe më fake se personi që qëndron mbrapa tyre. Në qoftëse ndonjë njeri zotëron mesazhe ose fakte diskriminuese kundrejt meje ju ftoj tmi dërgoni me screen record ku i keni kto mesazhe me emrin dhe profilin tim të vërtetë. Deri atëher ju ftoj të gjeni një punë më të mirë për të bërë sepse Kejvina Kthella nuk bën pazare as shitje blerje. Do gjë që e kam arritur e kam arritur me zotësinë time dhe kush me njeh e di këtë gjë. Doja të sqaroja sepse shoh që abuzohet se tepërmi me femrat shqiptare dhe i kategorizojnë ato si sende që mund të blihen dhe shiten. Unë përsakohë të jem gjallë sdo i lejoj dhe s’kam për ti lejuar këto vemje të ngrejnë krye mbi dinjitetin tim”- shkruan Kejvina ne postimin e saj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera