5 mijë ari tokë u shitën për vetëm nga 1 euro ari nga AKP
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 15 October 2020
Pesë mijë ari tokë të pronës shoqërore janë shitë vetëm nga një euro ari në Agjencinë Kosovare e Privatizimit(AKP).
Kjo ishte një ndër arsyet e dorëheqjes së Blerim Rexhës nga ish-kryesuesi i Bordit të AKP-së në vitin 2013.
Kështu ka thënë Blerim Rexha sot gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.
Blerim Rexha, ish-kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimi fillimisht me të marrë fjalën tha para anëtarëve se është i habitur për ftesën e këtij Komisioni, pasi siç tha se ka shërbyer në AKP mjaft në kohë të shkurtë.
Derisa Rexha bëri të ditur se në këtë institucion ka kryesuar vetëm dy mbledhje të Bordit, tha se AKP nuk ka qenë në funksion të zhvillimit të vendit.
Edhe pse ai tha në këtë pozitë në AKP kishte shkuar me synimin për të krijuar një transparencë të plotë, por që kishte hasur në vështirësi.
Kryesuesi i Komisionit Hajrulla Çeku ka pyetur Rexhën cilat ishin arsyet e dorëheqjes.
Rexha tha se arsye e dorëheqjes, sipas tij ka qenë privatizimi me çmim mjaft të ulët.
“Pesë mijë ari tokë janë shitur nga një euro ari. E kam kundërshtuar këtë proces të privatizimit me këtë çmim mjaft të ulët. Ndërsa, në bord anëtarët me thoshin: ‘po të dhimbset toka e Kosovës?’. Andaj, kjo ka qenë një ndër arsyet e dorëheqjes”, tha Rexha.
Ai ka treguar edhe kohën kur ka shërbyer në AKP.
“Jam emëruar më 21 shkurt 2013 dhe më 16 maj kam dhënë dorëheqje, që i bie se kam shërbye 84 ditë punë në AKP”, tha ai.
Rexha tha se edhe një presioni mediatik dhe publik ka shtyrë të jap dorëheqje edhe pse nuk tregojë për emrat e mediave.
Derisa ka thënë se nuk ka pasur asnjë shantazh politik ka vazhduar të thekson se qëllimi i tij në AKP ka qenë transparenca, dhe siç tha ishte keqkuptuar se kinse ka qenë kundër interesave amerikane.
“Kërkesa ime për transparencë në mbledhjen e dytë kam has në parregullsi, sidomos shitja e me çmim të lirë të aseteve, këtu kanë dalë pakënaqësitë se kinse unë jam kundër interesave amerikane dhe evropiane. Më 16 maj 2013 kam dhënë dorëheqje. Pra, tendenca se unë jam kundër interesave amerikane dhe evropiane nuk qëndron”, tha ai.
Ndërsa, anëtari i Komisionit Hekuran Murati ka pyetur Rraxhën se në atë kohë a ka qenë anëtar i ndonjë partie politike dhe a është përzgjedhur me konkurs.
Rexha pranoj se ka qenë anëtar i PDK-së, teksa tha se me krenari të ketë shërbyer në këtë parti.
“Kam qenë në PDK dhe me propozim të Qeverisë në kryet me Hashim Thaçi në atë kohë jam propozuar nga qeveria për kryesues të Bordit të AKP. Nuk ka pasur konkurs, Kuvendi kishte votuar propozimin e qeverisë për kryesues të AKP-së”, tha Rexha.
Pas këtij intervsitimi, në orën 11:00 pritet që Komisioni ta intervistojë edhe Shkëlzen Lluka, ish-Drejtor Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim.
Të tjera
-
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinës, sot është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dek...
-
Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato
Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e...
-
Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ...
-
Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmar...
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...