Shëndetësi

5 mënyrat e përhapjes së lisë së majmunit

Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 29 July 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi një ditë më parë se mbi 18 mijë raste me linë e majmunëve janë raportuar deri më tani në 78 vende të botës.

Por si përhapet lija e majmunëve?

Lija e majmunëve përhapet te njerëzit që kanë pasur kontakt me kafshë të infektuara. Kjo mund të jetë pas një kafshimi, gërvishtjeje ose konsumimi të mishit të kafshëve, i cili nuk është zier.

-Advertisement-

Lija e majmunit gjithashtu mund të përhapet nga njeriu te njeriu. Zakonisht përhapet ndërmjet njerëzve në tre mënyra: frymëmarrja; duke prekur drejtpërdrejt një person të infektuar dhe më rrallë, përmes kontaktit indirekt, rrobave. Një mënyrë e pestë është edhe përmes marrëdhënie seksuale, përmes spermës.

Megjithatë, OBSH thotë se lija e majmunëve aktualisht po përhapet kryesisht përmes kontaktit lëkurë me lëkurë që ndodh gjatë seksit.

Kjo do të thotë se edhe pse prezervativët mund të mbrojnë, ka të ngjarë të mos mjaftojnë për të parandaluar transmetimin e lisë së majmunit.

Deri më tani, shumica e rasteve janë përhapur përmes seksit me një përqendrim të veçantë tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Megjithatë, çdokush mund të jetë në rrezik të kapjes së virusit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera