Sport

5 kandidatët kryesor për të drejtuar ekipin e Realit nëse shkarkohet Lopetegui

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 23 October 2018

Rezultatet jo të mira të Real Madridit në ndeshjet e fundit kanë bërë që drejtuesit e klubit me në krye presidentin Perez të mendojnë seriozisht për shkarkimin e trajnerit aktual Julen Lopetegui.

Pa fitore në 5 ndeshjet e fundit dhe me vetëm një gol të shënuar në këto ndeshje, janë statistikat e dobëta të ekipit në kohën e fundit, dicka që ka shtyrë drejtuesit të brengosen për këtë.

Nëse vendosin të shkarkojnë Lopeteguin, atëherë janë 5 kandidatë kryesor për marrjen e drejtimit të ekipit.

-Advertisement-

I pari është Santiago Solari i cili aktualisht është trajner i Real Madrid Castillas dhe po kalon nëpër një formë të mirë, ndërsa të tjerët janë: Antonio Conte i cili është aktualisht pa ekip, Arsene Wenger i cili aktualisht është pa ekip, Michael Laudrup dhe Guti.

Gjithashtu janë përfolur edhe emrat e trajnerëve tjerë të njohur për një zëvëndësim të mundshëm nëse shkarkohet Lopetegui: Pochettino, Laurent Blanc, Joachim Low, Jose Mourinho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera