Rozë

5 fotografitë që thyen rekordin e pëlqimeve në Instagram gjatë vitit 2021

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 28 December 2021

5 fotografitë që thyen rekordin e pëlqimeve në Instagram gjatë vitit 2021

Rrjeti social – Instagram është njëri nga aplikacionet më të përdorura në botë dhe një mjet shumë i rëndësishëm marketingu sidomos për personazhet publike.

Por, cilat kanë qenë fotografitë që kanë thyer rekordin e pëlqimeve në këtë rrjet social gjatë këtij viti?

1) Futbollisti, Cristiano Ronaldo, i cili është edhe personi më i ndjekur në botë, mban fronin edhe këtë vit ashtu sikurse edhe një vit më parë. Fotoja e tij, për partneren Georgina Rodriguez dhe ekografinë e fëmijëve binjakë që presin ka marrë më shumë pëlqime për vitin 2021.

32 milionë pëlqime numëron fotografia e tyre e postuar para dy muajve.

2) Fotografia nga dasma e yllit të popit Ariana Grande me Dalton Gomezin, e cila u zhvillua në fshehtësi të plotë mori 26.9 milionë pëlqime dhe renditet e dyta më e pëlqyera në botë.

3) E nëse flasim për Instagramin nuk mund të lëmë jashtë modelen, Kylie Jenner. Videoja e saj ku lajmëron shtatzëninë e dytë bëri namin në rrjet dhe ka arritur 24.5 milionë pëlqime dhe 153 milionë klikime.

4) Këngëtarja, Billie Eilish vetëm 20 vjeçare, por një nga këngëtaret më të famshme dhe me influencë në botë. Kjo kuptohet edhe nga fakti se asaj i mjaftoi vetëm të zbulonte ngjyrën e re të flokëve të saj në Instagram dhe të renditet e katërta me 23 milionë pëlqime.

5) Pas saj vjen, futbollisti Lionel Messi, me një fotografi nga stadiumi “Parc des Princes” pasi nënshkroi kontratë me Paris Saint-Germain. 22.1 milionë persona e pëlqyen fotone e argjentinasit pas largimit të bujshëm nga Barcelona dhe transferimit të papritur te parisienët.

Të tjera