Shëndetësi

5 destinacione perfekte për 5 ëmbëlsira simbol

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 25 March 2019

Ëmbëlsira është më shumë se një shije. Ekspertët e fiziologjisë së shijes e dinë që diferencat gjenetike ose kulturore janë të lidhura me perceptimin, kënaqësinë e shijes dhe nevojën për sheqer dhe energji. Aftësia për të vlerësuar të ëmblën në të shkuarën ishte një avantazh evolutiv sepse në një botë me burime ushqimore të limituara, e ëmbla të lejonte të gjeje energjinë për të mbijetuar.

Ndoshta për këtë, edhe sot një ëmbëlsirë është në gjendje të provokojë tek ne ndjesi dhe kënaqësi shumë intensive. Nëse edhe ti je një adhurues i ëmbëlsirave, harroje për një ditë dietën ‘low-fat’, ‘low-carb’ ose pa sheqerna: është momenti të nisemi për një tur gastronomik në disa prej kryeqyteteve botërore të pastiçerisë.

Vjena- mes Sacher dhe kafesë – Në Vjenë kafeja e pasdites është një rit i vërtetë. Kafeja vjeneze me pana shoqërohet në mënyrë perfekte me ëmbëlsirat më klasike tradicionale: strudel me mollë ose lulëkuqeje, Gugelhupf, Linzertorte dhe natyrisht Sacher Torte, ëmbëlsira simbol e Vjenës. Një brumë i butë dhe me aromë të mirë me bazë kakaoje të një cilësie të larta, marmelatë kajsish dhe një salcë çokollate mbulon gjithçka. Nuk është për t’u habitur që kjo ëmbëlsirë është më e dashura për të apasionuarit e çokollatës.

-Advertisement-

New York, New York! Cheese Cake perfekt

Cheesecake është një tashmë një dhuratë e dashur në të gjithë botën, por për të provuar versionin original të kësaj mrekullie duhet kërkuar version ‘New York Style’: një bazë biskotash të pasuara nga një tjetër shtresë kremi i përgatitur me krem djathi, vezë, sheqer, vanilje e pana dhe i pjekur në furrë. Më të mirat në qytet? Shumë kritikë gastronomikë dhe gourmet mendojnë se mund t’i gjeni në pastiçeritë lokale. Megjithatë, për diçka të gjithë janë dakord: cheesecake më i mirë është ai i thjeshtë: pa salcë çokollate ose topping. Dhe gjithmonë duhet servirur i ftohtë.

Shkojmë në Paris për Macarons – Nëse ka një ëmbëlsirë që mund të prezantojë rafinimin dhe elegancën e Parisit, janë padiksutim macarons. Dy pjesë delikate të marengës që mbështjellin një krem delikat me ngjyra pastel të kombinuara me aromat e kafesë, mjedrës, boronicës, çokollatës, limonit e mentes. E pamundur t’u rezistoni këtyre pufkave të dashura që janë tashmë një prej simboleve gastronomike të Parisit.

Më të mirat? Thonë që janë ato të Hermé, La Patisserie des rêves dhe Ladurée, aq të dashura nga parizienet elegante.

Traditë arabe dhe ingredientë lokalë: shijet e Siçilisë – Është një prej traditave më të lashta e më fisnike të pastiçerive të botës: pastiçeria siciliane me influencë të lartë arabe ka krijuar vlera të vërteta. Vendin e parë e zë kasata, ëmbëlsira e rasteve të mëdha. Fruta të thata ose të sheqerosura, rikota e freskët deleje, çokollatë e akull—një përizerje me bazë bajamesh të ziera, të grira e të përziera me sheqer-për një ëmbëlsirë që kërkon veprën artizanale të një artisti dhe një vlerë të vërtetë estetike. Kasatat më të mira siçiliane? Thonë që i gjen në Palermo, në Pasticceria Cappello, në Marsala, në pastiçerinë Gaetano, etj.

Zyrihu i Zvicrës: aty ku çokollata është mbret – Me çfarë mund të mbyllej tjetër ky udhëtim përveçse me çokollatë, mbretëresha e të gjitha ëmbëlsirave dhe me atdheun e saj të përjetshëm: Zvicrën. Këtu aroma e çokollatës ndihet në gjthë rrugët, pastiçeritë e dyqanet artizanale të vendit.

Në një panoramë ku cilësia mesatare është shumë e lartë, është e vështirë të zgjedhësh, sigurisht në Confiserie Sprüngli në Zyrih, ka një traditë të lashtë dhe standarde të larta që përfshijnë përpunimin e përbërësve të freskët dhe të cilësisë sa lartë për të gjitha nivelet e saj.

Në Gjeneve, përveç Du Rhône, që mburret me Grace Kelly si një ndër klientet e saj, ndodhet edhe ajo që shumë njohës e konsiderojnë si chocolatier-in më të mirë të botës, Teuscher. Lajm i mirë është se nuk duhet të udhëtoni deri në Gjenevë për të shijuar truffle-t e shijshëm me shampanjë: ato mund t’i gjeni dhe online.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera