Lifestyle

5 arsyet pse njerëzit bien në dashuri janë…

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 04 September 2017

Dashuria është një fenomen misterioz dhe që është studiuar në mënyrë të vazhdueshme nga shkencëtarët dhe psikologët në vende të ndryshme të botës.

Arsyeja se pse njerëzit bien në dashuri është shumë unike dhe e veçantë për çdo njeri. Faktet biologjike që janë nevojat që i kërkon trupi janë të ndryshme, po ashtu siç janë edhe nevojat shpirtërore.

Shkencëtarët kanë rënë në një mendje për arsyet e mëposhtme se pse njerëzit bien në dashuri.

-Advertisement-

1. Lëshimi i hormoneve, e cila është e domosdoshme për njerëzit pasi kalojnë në periudhën e adoleshencës.
2. Koha e prindërimit, vjen një kohë që njeriu e ndjen të nevojshme të riprodhojë dhe kjo është një ndër arsyet se pse pëlqen një person tjetër për të bërë fëmijë.
3. Tërheqja, shpesh herë mund të themi që “na bie gjaku” me një person tjetër, kimia mes dy personave nuk shpjegohet as nga shkenca por që realisht ndodh.
4. Ndjekim shembullin e paraardhësve, prindërit tanë janë dashuruar dhe janë martuar, kjo sjellje përçohet edhe tek fëmija, pasi prindërit i mësojnë se pasi të rritet duhet të krijojë familje.
5. Truri jonë stimulohet sa herë që kemi tërheqje nga dikush, ndenja e dashurisë është diçka shumë e pëlqyeshme nga të gjithë dhe në momentin që e përjetojmë duam që ajo ndjenjë të vazhdojë gjithmonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera