Ekonomi

5.5 milionë euro për qira të printerëve dhe të fotokopjeve

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 06 March 2018

Përmes një tenderi publik të ndarë në dy llote Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka përzgjedhur dy kompani për shfrytëzim të fotokopjeve dhe të printerëve me qira. Për Llotin e Parë AQP-ja ka përzgjedhur konsoricumin “Rikon & Artitech”, ku vlera e kontratës është 3.7 milionë euro, derisa për Llotin e Dytë ka përzgjedhur kompaninë “Art House” e ku vlera e tenderit është 1.8 milion euro, shkruan st Gazeta “Zëri”

Më shumë se 5.5 milionë euro do t’i shpenzojnë institucionet e vendit gjatë gjashtë vjetëve të ardhshme vetëm për ta bërë pagesën e qirave të fotokopjeve dhe të printerëve, të cilat ata i kanë marrë me qira nga operatorët privatë.

Para pak ditësh Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka nënshkruar kontratat me dy kompani për t’u marrë me qira fotokopjet dhe printerët për nevoja të 79 institucioneve të nivelit qendror dhe të atij lokal.

-Advertisement-

Në bazë të dokumenteve që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se për Llotin e Parë AQP-ja ka nënshkruar kontratën me konsoricumin “Rikon&Artitech” e ku vlera e kontratës është 3.7 milionë euro, derisa për Llotin e Dytë ka përzgjedhur kompaninë “Art House”, ku vlera e tenderit është 1.8 milion euro, vlera totale arrin mbi 5.5 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera