Lajme

5.275 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 19 January 2021

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar 267 raste të reja me Covid, një rast i vdekjes dhe 163 pacientë të shëruar, nga Covid-19 në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Kurse sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK-ja raportohen të jenë 5.275 raste aktive në tërë vendin.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275, thuhej në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera