Lajme

49 pacientë të hospitalizuar me Covid-19, kjo është gjendja e tyre

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 22 November 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim spitalor janë 49 pacientë, 16 prej tyre janë me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-covid, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid,  sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 3 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19

-Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

-Spital i Pejës, 3  pacientë

-Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera