Lajme

481 raste me COVID-19 aktive në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 23 October 2021

Rastet me COVID-19 aktive në nivel vendi kanë rënë dukshëm. Po ashtu kanë rënë edhe rastet e vdekjeve. Madje në ditët e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje.

Si pasojë kanë rënë edhe raste aktive në nivel vendi.

Janë vetëm 481 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

-Advertisement-

“Nga 2.115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.151. Në total numri i rasteve aktive është 481”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Ndërkohë dje Asociacioni i Komunave ka mbajtur një takim me U.D. ministren e Shëndetësisë, për të diskutuar masat e reja kundër COVID-19. Parashihet që të zgjatet orari i punës për gastronominë dhe orari për lëvizjen e lirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera