Lajme

48 raste aktive me COVID në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 14 June 2022

Në Kosovë aktualisht janë 48 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar katër raste të reja, ndërkaq nuk është regjistruar ndonjë vdekje nga ky virus.

Janë shëruar edhe gjashtë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 225 mijë e 255.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.

Deri më sot 823 mijë e 417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 102 mijë e 974 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera