Lajme

47-vjeçari nga Kosova vdiq në një aksident në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 04 June 2023

Një 47-vjeçar nga Kosova vdiq të premten në Zvicër si pasojë e një aksidenti në trafik.

Kosovari i cili drejtonte një furgon (kombi), u godit nga një veturë që kishte hyrë në korsinë e kundërt.

Derisa edhe dy persona ishin lënduar nga ky aksident, njëri prej të cilëve rëndë.

-Advertisement-

Ngjarja tragjike ndodhi kantonin e Valis-it, në rrugën Route du Grand St. Bernard nga Martinach në drejtim të lokalitetit Sembrancher.

Sipas policisë ende nuk dihen arsyet se si vetura ishte futur në drejtimin e kundërt të lëvizjes.

Siç njofton Policia Kantonale e Valis-it përplasja mes furgonit (kombit), ishte ballë për ballë.

Derisa pasagjeri i cili ishte duke udhëtuar me kosovarin, një 53-vjeçar u dërgua me helikopter në spitalin e Sionit, për shkak të lëndimeve të rënda.

Ndërkaq, drejtuesi i veturës i cili shkaktoi aksidentin mbeti i lënduar lehtë, përcjell Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera