Lajme

453 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 01 January 2022

Është rritur numri i rasteve aktive me koronavirus në vend.

Aktualisht në Kosovë janë 453 raste aktive, ndërsa vetëm dje u shënuan 42 raste të reja, 8 prej tyre me Omicron.

Për 24 orë, sipas njoftimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, 2018 qytetarë janë vaksinuar për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat kufizuese dukje përfshirë edhe orën policore.

Të tjera