Lajme

440 raste aktive me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 06 November 2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total janë 440 raste aktive me coronavirus në Kosovë.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,419, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,978 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës.

Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera