Lajme

432 pacientë me koronavirus të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 15 August 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 145 raste me koronavirus dhe janë shëruar edhe 144 pacientë.

Pavarësisht se ditët e fundit në Kosovë ka rënë numri i rasteve të reja, gjendja në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është e rënduar, shkruan lajmi.net.

Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale është 432.

-Advertisement-

Në Klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 168 pacientë me koronavirus ndërsa në spitalet rajonale 264 pacientë.

Mjekët nëpër spitale dhe klinika shprehen se janë të lodhur nga numri i lartë i pacientëve me koronavirus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera