Lajme

43-vjeçari shqiptar në Itali e rrah gruan me lopatë

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 26 January 2021

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është lënë në arrest shtëpiak pas ankesës që paraqiti ish gruaja e tij.

Ajo u zemërua dhe e denoncoi pasi përballej vazhdimisht me ngacmime, ofendime dhe kërcënime.

Të gjitha këto kanë ndodhur që prej vitit 2010-2020, ndërsa në disa raste ka pasur dhunë fizike.

-Advertisement-

Që në vitet e para të martesës, kishte filluar të sulmonte gruan për shkaqe xhelozie.

Ajo vendosi të largohej nga shtëpia, së bashku me djalin e vogël. Por edhe pas ndarjes në vitin 2017, vijuan sjelljet e tij të dhunshme, shkruajnë mediat italiane.

Në vitin 2019 , gruaja iu nënshtrua insistimit të burrit për t’u kthyer për të jetuar së bashku, por abuzimi përfundoi edhe në goditjen me lopatë në prani të djalit të saj më të vogël.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera