Lajme

43 aksidente brenda 24 orëve, policia shqipton mbi 1 mijë gjoba

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 20 November 2019

Numri i aksidentëve vazhdon të jetë shqetësues edhe gjatë 24 orëve të fundit.

Vetëm gjatë këtyre 24 orëve sipas Policisë të Kosovës kanë ndodhur gjithsej 43 aksidente, shkruan gazeta inFokus.

Por fati në fatkeqësi është se nga këto aksidente asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.

-Advertisement-

E ndërsa me persona të lënduar kanë përfunduar 15 sosh, shkruan gazeta inFokus.

Aksidente me dëme materiale gjatë këtyre 24 orëve kanë shënuar shifrën 28.

Ndërsa për kundërvajtje sipas statistikave të policisë janë shqiptuar 1,444 gjoba për drejtuesit e automjeteve.

Për vepra të tjera penale policia bënë të ditur se janë arrestuar 15 persona, e ndërkaq 12 të tjerë janë dërguar në dërguar në mbajtje.
Një person raportohet të jetë në vuajtje të dënimit./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera