Lajme

42 viktima nga rrëshqitja e dheut/ Brazil, dyshohet se numri i viktimave është më i lartë

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 17 February 2022

Rrëshqitjet e dheut u kanë marrë jetën të paktën 42 personave deri më tani në Brazil. ndërkohë që qindra punonjës të emergjencave civile po punojnë për të nxjerrë trupat në qytetin brazilian të Petropolis.

Ky qytet u godit nga përmbytje masive pas reshjeve të dendura ndërkohë që grupet e shpëtimit thanë se numri i viktimave mund të rritet. 49-vjeçari Rosilene Virgilio, kujtonte i përlotur thirrjet për ndihmë të një gruaje që nuk mundi dot të shpëtonte.

“Dje një grua ulërinte për ndihmë ‘Më nxirrni që këtu!’ Por ne nuk mund të bënim asgjë, uji vërshonte ngado, balta vërshonte ngado,” tha ai mes lotëve.

-Advertisement-

Zjarrfikësit vendorë thanë se 180 ushtarë kishin ardhur për ndihmë në qytetin e goditur, i cili edhe në vitin 2011 ka pësuar një tragjedi nga reshjet.

Zyrtarët thanë se 25.8 centimetra shi kishin rënë brenda tre orëve të martën, thuajse sa kishte rënë në 30 ditët e fundit. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin makina e shtëpi që tërhiqeshin nga balta në Petropolis dhe zonat përreth

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera