Sport

Mbyllën pjesët e para në dy takimet e Ligës së Kampionëve, këto dy skuadra shumë pran çerekfinales

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 08 August 2020

Kanë përfunduar 45 minutat e parë në dy takimet e Ligës së Kampionëve që po zhvillohen në kuadër të 1/8 së finales, shkruan Gazeta inFokus.

Pas pjesës së parë, Barcelona është duke e mposhtur Napolin në ‘Camp Nou’ me rezultat 3-1.

Golat për ‘blaugranët’ i kanë realizuar Clement Lenglet (10’), Lionel Messi (23’) dhe Luis Suarez (45+1’), ndërsa golin e vetëm për napolitanët e shënoi Lorenzo Insigne (45+5’).

-Advertisement-

Edhe Bayern Muncheni është duke triumfuar ndaj Chelseas pas pjesës së parë në ‘Allianz Arena’ me rezultat 2-1.

Golat për ‘bavarezët’ i kanë realizuar Robert Lewandowski (10’) dhe Ivan Perisic (24’), ndërsa golin e vetëm për ‘Blutë’ nga Londra e shënoi Tammy Abraham (44’).

Me këto rezultate, Barcelona dhe Bayern Muncheni me një këmbë janë në çerekfinale të garës me prestigjioze për klube në Evropë,kjo pasi kanë rezultate të favorshme nga ndeshjet para./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera