Lajme

41 mjekë dhe infermierë të infektuar nga 4 qytete, gjysma të shëruar

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 07 April 2020

Mes 383 të infektuarve koronavirusi në Shqipëri ka prekur edhe 41 nga stafi shëndetësor ku gjysmat prej tyre janë shëruar.

Në një deklaratë për shtyp, drejtoresha e ISHP Silva Bino bëri me dije se 41 të infektuarit ishin shumica nga Tirana dhe një nga Durrësit, Lushnja e Korça.

Po ashtu Bino ka thënë se në Shqipëri ka pasur edhe gra shtatzëna dhe fëmijë të prekur por që kanë qenë me simptoma të lehta dhe janë mirë.

-Advertisement-

Për problemin e Shkodrës, strategjia është e njëjtë si në gjithë Shqipërinë dhe në kryeqendrën e veriut të vendit janë kryer 200 testime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera