Lajme

407 persona janë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 17 November 2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon, të martën ka informuar se numri i rasteve aktive në Kosovë është 407.

Në 24 orët e fundit janë shënuar pesë raste të reja nga 1474 testime.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë dhënë 2800 doza të vaksinës kundër COVID-19 derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës.

-Advertisement-

Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.570.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera