Rozë

40 vjet “Star Wars”

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 25 May 2017

Duket se ka kaluar më shumë kohë, por në fakt bëhen 40 vjet që kur “Star Wars: A New Hope” u shfaq në kinematë amerikane, duke krijuar një fenomen kulturor që është ende i fortë edhe në ditët e sotme.

Filmi në të cilin intepretonin aktorë jo shumë të njohur për kohën, u shfaq vetëm në rreth 30 kinema në 25 maj, por pas popullaritetit të jashtëzakonshëm që as vetë krijuesi i tij, George Lucan, nuk mundi ta parashikonte, vazhdoi të ekranizohej për më shumë se një vit. Pas suksesit të filmit, të gjithë personazhet u bënë pjesë e kulturës popullore.

Revista “Vanity Fair” e festoi ngjarjen duke vendosur në kopertinë kastin e serisë më të re “Star Wars: The Last Jedi”, ndërsa Disney publikoi një linjë të limituar lodrash të reja. Disney dhe kompania “Lucas Film” nuk kanë planifikuar asnjë aktivitet zyrtar për të enjten, por ato e shënuan ngjarjen në muajin prill përmes një konvente me aktorë të njohur të sagës, të tillë si Harrison Ford e Mark Hamill. Gjatë eventit nuk munguan homazhet për aktoren Carrie Fisher, e cila interpretoi princeshën e bukur e të guximshme Leila, e cila u nda nga jeta në 27 dhjetor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera