Lajme

40 të vdekur pas sulmeve ajrore në Siri

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 08 January 2018

Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një serie të sulmeve ajrore dhe një shpërthimi në pjesën veriore të Sirisë të kontrolluar nga rebelët.

Shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e së dielës në afërsi të qendrës së fraksionit të rebelëve Ajnad al-Qawqaz, në qytetin Idlib la 25 persona të vdekur.Detajet ende nuk janë bërë të ditura mirëpo besohet që një bombë e ka shkaktuar këtë shpërthim.

Ndërsa është raportuar edhe për 15 persona të tjerë të vdekur si pasojë e sulmeve ajrore të Rusisë dhe qeverisë siriane në këtë provincë.

-Advertisement-

Këto sulme vijnë pasi ushtria siriane lajmëroi që kanë marrë kontrollin e qytetit strategjik Sinjar në jug-lindje të Idlib.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera